sex hikayeleri porno izle kartal escort

Strakosha pranë rikthimit në fushë, qartësohet situata e gardianit kuqezi

Tomas Strakosha ka kaluar ditë intesive kohët e fundit, teksa akuzat e ish-futbollistit, Masimo Brambati, i cili u shpreh se shqiptari nuk është i dëmtuar, por është me Covid-19 i kanë prishur qetësinë gardianit. Ditën e djeshme dhe të sotme Lacio është kthyer në stërvitje, por Strakosha nuk ka qenë i pranishëm.

Shkaku i mungesës së tij në fushën e trajnimit vazhdon të jetë shqetësimi muskular. Për ta kaluar këtë problem fizik mësohet se 25-vjeçari i është nënshtruar seancave të gjata të fizioterapise dhe në ditët e ardhshme ai do të jetë bashkë me shokët për tu bërë gati në rinisjen e Serie A, ku Lacio synon titullin kampion.

Dëmtimi i Strakoshës trazoi jo pak mendimet e klubit të Lacios, për shkak se ai është i vetmi portier në skuadër, që i përgjigjet kërkesave të trajnerit dhe nivelit të kërkuar për të fituar një kampionat si Serie A. Gjithashtu, portieri i dytë është i dëmtuar dhe në skuadër, pa Tomasin mbetet vetëm një porier, ai i tretë. /vipsport.al/