sex hikayeleri porno izle kartal escort

Strakosha paralajmëron Juventusin: Nëse nuk je i karikuar kur je i dyti, ky sport nuk bën për ty

Fatmirëisht dëmtimi që pësoi që në javën e parë pas rikthimit në stërvitje ka rezultuar më pak shqetësues se sa mendohej dhe Thomas Strakosha ka rifilluar shpejt punën për të qenë gati për trajnerin Inzagi kur të nisin stërvitjet e mirëfillta. Portieri shqiptar kthehet me dëshirën për të ndihmuar Lacion që të vazhdojë rrugëtimin e saj në Serinë A, ku të gjithë e shohin si rivalen më të fortë të Juventusit në luftën për titull.

Vetë gardiani ka paralajmëruar bardhezinjtë se ekipi është shumë i motivuar në këtë pjesë të fundit të sezonit dhe po pret me padurim sfidat. “Nëse kthehemi në majën e klasifikimit ku e lamë, shumë shpejt do të rigjejmë ritmin dhe të kthehemi të argëtojmë njerëzit. Nëse nuk je i karikuar kur je I dyti në klasifikim, do të thotë se ky sport nuk bën për ty…”, tha duke qeshur ai në “Lazio Style Radio”.

“Në katër vite bashkë jemi rritur jo vetëm nga pikëpamja e lojës, por edhe nga mentaliteti. Sezoni ynë ka ndryshuar pas ndeshjes brenda kundër Atalantës. Nga rezultati 0-3 ia dolëm të kalonim në 3-3. Që nga asokohe, jemi bërë më të ndërgjegjshëm për cilësitë tona”, kujtoi Strakosha ndeshjen e kthesës në këtë sezon. /vipsport.al/