sex hikayeleri porno izle kartal escort

Strakosha: Kam një problem të vogël, por po rikuperohem. Nuk e besonim se do luftonim për vendin e parë

Tomas Strakosha është një nga elementët thelbësorë të Lacios në këtë sezon, teksa ekipi është i përfshirë në garën për titullin. Bardhekaltërit, ashtu si dhe skuadrat e tjera po përpiqen të rigjejnë formën, në shpresën e rifillimit të kampionatit. Ndërkohë, së fundmi pati një shqetësim rreth një dëmtimi për portierin shqiptar, megjithatë Strakosha thekson se është duke rikuperuar. Sakaq, gardiani shprehet se në fillimin e sezonit, as ata nuk e mendonin se do të garonin për vendin e parë.

“Personalisht kam një problem të vogël, por po rikuperohem. Në krahasim me tre javët e kaluara është përmirësuar, tani presim të fillojë kampionati për të bërë atë që duam më shumë. Nuk na ka ikur futbolli nga mendja, është dashuria jonë. Nuk mund të të ikë nga koka, ne jetojmë me të”.

Objektivi- “Objektivi jonë mbetet Liga e Kampionëve. Asnjë nuk e priste që do të luftonim për titullin, madje në fillimin e vitit as ne nuk besonim se do të garonim për vendin e parë. Por, gjatë sezonit patëm një rritje konstante. Tani jemi në vendin e dytë dhe besojmë. Ndërprerja e këtij moment ishte diçka e pazakontë  dhe në ndeshjet e para duhet të gjejmë formën fizike, do të ketë lodhje. Problem do të jetë edhe i nxehti duke qenë se do të luhet në qershor e korrik. Shumë i rëndësishëm do të jetë edhe stafi që duhet të menaxhoj skuadrën duke qenë se do të luajmë çdo tre ditë”.

Evolucioni i Lacios- “Skuadra është rritur shumë nga ana e mentalitetit, por kapacitetin e kishte prej kohës kur erdha nga Salerno. Por, besonim pak, tani edhe falë trajnerit Inzagi jemi bërë më të ndërgjegjshëm. Personalisht jam përmirësuar, por rruga është shumë e gjatë. Nga ana e karakterit kam qenë gjithnjë një person i qetë dhe që flet pak në fushë. Kërkoj të mos vendos ansjëherë presion dhe panic tek mbrojtësit dhe në këtë formë mund të argëtohen edhe ato.

Mbrojtja më e mirë e kampionatit- “Është krenari por kampionati nuk mbaruar ende. Duhet të falenderojmë të gjithë për këtë arritje, nga sulmuesit te trajneri. Është shumë e rëndësishme që gjatë momenteve të vështira të kemi personazhe që të ndryshojnë ndeshjen. Lojtarë që kërkojnë topin edhe në presion të ofrojnë siguri në çdo moment të ndeshjes, si mua ashtu edhe trajnerit.

Në stërvitje kurojmë çdo detaj, pastaj ndeshjet të bëjnë të përmirësohesh. Të jesh portier titullar i kësaj skuadre është fantastike dhe nuk e prisja, është një privilegj që nuk i ndodh të gjithëve. Por, për këtë kam punuar fort. Falenderoj tifozët për mbështetjen dhe shpresoj që sa më shpejt t’i kthehemi jetës normale”, u shpreh Strakosha. /VipSport.al/