sex hikayeleri porno izle kartal escort

Statistikat e Superiores / Pa tifozë zhduket faktori fushë. Humbet Tirana e përfiton Vllaznia

Rifillimi i aktiviteteve futbollistike në vendin tonë do të sjellë një futboll krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar deri tani. Kjo për faktin e thjeshtë se me stadiumet e mbyllura dhe mungesën e tifozëve, faktori fushë nuk do të ekzistojë më e do të ndryshojë edhe disa dinamika të caktuara sa i përket përfitimeve që kishin ekipe të ndryshme nga zhvillimi i sfidave para tifozëve të tyre.

Skuadra më e dëmtuar në aktë aspekt është padyshim Tirana. Bardheblutë kanë pasur mbështetjen më të madhe të tifozerisë në këtë edicion dhe kjo është përkthyer edhe në numrin më të madh të pikëve të siguruara në fushën e tyre, 30 në 14 ndeshje të luajtura. Ajo kalon shifrën e 29 pikëve që kanë siguruar përkatësisht Kukësi dhe Teuta, dy ekipe të cilat në fakt nuk do ta vuajnë edhe aq shumë mungesën e tifozëve në fushën e tyre pasi verilindorët kanë qenë praktikisht udhëtues gjatë gjithë vitit meqë nuk luajnë në stadiumin e tyre, ndërsa durrsakët kanë ende vështirësi për të mbushur shkallët e stadiumit ndonëse po paraqiten në një formë të mirë.

Ekipi që do të përifitojë nga zhdukja e faktorit fushë çuditërisht është Vllaznia që njihet për një tifozeri të zjarrtë. Skuadra shkodrane ka regjistruar 18 pikë në 14 ndeshje në fushën e vet dhe 17 të tilla në 12 ndeshje jashtë fushe. Po të merret mesatarja pikë për ndeshje, atëherë kuqeblutë kanë siguruar më shumë pikë larg tifozëve të tyre sesa para tyre, ndaj faktori fushë i eliminuar mund t’i ndihmojë që të gjejnë edhe në “Loro Boriçi” ekuilibrin që kanë gjetur larg tij.

Megjithatë, edhe pse Tirana do të humbasë një nga armët e saj më të forta në këtë sezon, mbështetjen e tifozerisë, asaj do t’i mjaftojë që të vazhdojë ritmin mbresëlënës të rezultateve në ndeshjet jashtë fushës së saj. Me 23 pikë në 12 ndeshjet e luajtura jashtë, Tirana mbetet kryesuese edhe në këtë tabelë të veçante, e shkëputur ndjeshëm nga Kukësi e Vllaznia sa u përket pikëve të siguruara në transferta në këtë kampionat. /vipsport.al/