sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Skifterët” vizitojnë shtëpinë e yllit të Mançester Sitit, dëm prej gjysmë milioni

Futbollistët e Premier Ligës prej kohësh janë në hall të madh për shkak se janë vënë nën shënjestrën e “skifterëve”. Gati çdo muaj mediet angleze raportojnë për vjedhje dhe grabitje në rezidencat e yjeve të klubeve gjigante në ishull. Pas Dele Alit para disa ditësh, këtë herë ka qenë radha e Riad Mahrez.

Sulmuesi algjerian është 500 mijë stërlina më pak i pasur. Grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë arritur të marrin një shumë prej rreth 50 mijë stërlinash “cash” dhe tre ora të markave më të shtrenjta, “Richard Mille” dhe “Rolex”. Bashkë me paratë, dëmi që i është shkaktuar Majrez arrin gjysmë milioni stërlina, kur deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë.

Njëra prej orëve (Richard Mille) kushton plot 230 mijë stërlina. Grabitësit janë larguar pa lënë gjurmë, bashkë me paratë dhe sendet me vlerë dhe policia është vënë në kërkim të tyre, duke përdorur filmimet e kamerave dhe çdo prove në dispozicion të saj. /vipsport.al/