sex hikayeleri porno izle kartal escort

Skënderbeu, Tirana, Partizani dhe Kukësi bëjnë ligjin, skuadrat e Superiores kalojnë lehtësisht miqësoret

Dita e djeshme ka parë shumë ekipe të Kategorisë Superiore të zbresin në fushë për miqësore në mënyrë që të arrijnë një formë optimale për datën tre qershor. Kështu, në Durrës, Skënderbeu i Ilir Dajës ka triumfuar lehtësisht përballë Dinamos së Kategorisë së Parë. Korçarët shënuan katër herë, falë dygolëshit të sulmuesit Krasniqi e realizimeve të Jashanicës dhe Pusit. Sakaq, rrjeta e vetme për Dinamon erdhi falë Kolgegës.

Ndërkohë, një fitore e lehtë ishte ajo e Partizanit ndaj Turbinës. Të kuqtë nuk patën mëshirë për kundërshtarin dhe në fund të ndeshjes rezultati përfundimtar ishte 8-1. Golat për kryeqyetasit erdhën nga Cara, Bardhi dy herë, Çinari, Telushi, Solomon, Llanaj dhe Braun. Ndërsa, për Turbinën shënoi Shanaj.

Sakaq, edhe kryesuesit e Superiores, Tirana, zbriti në fushë për të testuar formën. Bardheblutë kishin përballë Vorën, ndërsa edhe pse fituan 3-2, vuajtën disi dhe nuk e patën të lehtë. Për kryeqytetasit shënuan dy sulmuesit Ngo dhe Dunga. Anglezi shënoi nga pika e bardhë, teksa Dunga shënoi dopietë. Një lajm i mirë për Emanuel Egbo rikthimi i Dungës duke qenë se në pjesën e parë të sezonit, ishte shumë pak herë i gatshëm për shkak të dëmtimit në gju.

Në miqësoret e ditës së djeshme nuk zhgënjeu pritshmëritë as Kukësi i Orges Shehit. Verilindorët kishin përballë Sopotin. Të besuarit e trajnerit Orges Shehi ia dolën pa shumë mundim të triumfonin me rezultatin 0-3. Golat për ekipin e trajnerit Orges Shehi u shënuan nga Vasil Shkurtaj (dygolësh) dhe Kuper. /VipSport.al/