Shpresa “hedh sytë” te Bylisi, katër U-21 në “sitën” e Bushit

Bylisi këtë sezon në Superiore u ka dhënë hapësira shumë lojtarëve të rinj të talentuar. Në Ballsh i kanë me prioritet futbollistët e huaj por edhe vendasit. Këtë sezon kanë provuar që të luajnë titullarë katër lojtarë nën 21 vjeç.

Në Ballsh u grumbullua që në fillim të sezonit Eridon Qardaku nga skuadra U-21 i cili duket se do të jetë edhe një nga të thërriturit e radhës. Burime të sigurta nga ballshiotët bëjnë me dije se janë edhe tre futbollistë të tjerë që janë pikasur në ndeshjet e këtij viti në Superiore. Bërt fjalë për Andi Hadrojin që luan në linjën e djathtë si mbrojtës dhe mesfushor. Hadroji ka qenë shumë ndeshje si titullarë ndërsa 14 takime i ka luajtur të plota. Hadroji ka qenë edhe më parë pjesë e kombëtareve të moshave.

Serxhio Ujka-Mesfuahori shtatlartë është një fubollist potent dhe me eksperiencën në Ballsh duke luajtur në shumë ndeshje të Superiores është një i ri mjaft premtues.  Marjo Barjamaj-Ka qenë edhe vjet titullar në Ballsh dhe është një lojtar mjaft i levizshëm ne mesfushë por edhe në sulm mjaft potent. Barjamaj është një lojtar qe ka qenë në 21 ndeshje si titullarë.

Eridon Qardaku shkodrani ka provuar 20 ndeshje në Ballsh dhe në Ballsh e shohin si një lojtar mjaft premtues. 19 vjeç i mbushi këtë fillimsezoni në Ballsh dhe duket se te Bylisi po shpërthen duke bërë paraqitje mjaft të mirë. Për më tepër që bëhet fjalë për një lojtar që ka qenë rregullisht pjesë e moshave kuqezi si dhe nga të rinjt mjaft premtues.

Emrat e mësipërm janë një garanci për të ardhmen e Bylisit duke qenë se kanë kontrata afatgjatë por rikthejnë traditën për përfshirjen në Shpresa të Bylisit kur në sezonin 2000-2001 ka pasur plot pese lojtarë emra të spikatur si: Demiraj, F.Xhafa, Imeraj, K.Asllani apo dhe Ilir Dibra e Johan Driza që nga Shpresat veshën fanelën kuqezi të Kombëtares në turneun e Maltës “Rrothmans”. /Erjon Saliu-VipSport.al/