sex hikayeleri porno izle kartal escort

Shkëndija nuk humbet kohë, lojtarët zbresin në fushën e lojës

Ditën e djeshme Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut njoftoi rikthimin e futbollit. Te Shkëndija e Tetovës nuk humbin aspak kohë, por zbresin menjëherë në fushë për të qenë sa më gati për rinisjen, që është paralajmëruar në mesin e muajit të ardhshëm (mes datave 14 dhe 21 qershor).

Lojtarët ditën e sotme kanë zbritur në fushën e lojës pas shumë kohësh dhe kanë zhvilluar stërvitjen e parë në grupe në vogla, me klubin që ka postuar disa foto, ku duken disa nga lojtarët kryesorë të ekipit. Ditën e sotme ata i janë nënshtruar analizave mjekësore dhe atyre mbi gjendjen fizike dhe kanë kryer një stërvitje jo të rënduar fizikisht.

Me kalimin e kohës stërvitja do të bëhet më intensive dhe numri i lojtarëve në një grup do të vazhdojë të stërvitet. Shkëndija këtë sezon ka qenë në ndjekje të Vardarit. Skuadra e Ernest Gjokës renditet e treta në renditje, 1 pikë pas Sileks dhe 11 pikë larg kryesuesve. /vipsport.al/