sex hikayeleri porno izle kartal escort

Shkëmbi u kthehet polemikave: Viti që i hapi rrugën Skënderbeut, i pari gaboi Flamurtari

Ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, u është kthyer polemikave që shpërthyen që pas javës së kaluar kur ish-gjyqtari Lorenc Jemini pranoi se kishte gabuar në ndeshjen e famshme mes korçarëve dhe Flamurtarit. Shkëmbi në “E Diell” ka folur edhe për ofertat që ka pasur këto ditë, kthimin e futbollit dhe faktin se pse nuk e sheh ende Tiranën të sigurt drejt titullit kampion.

“Penalltia me Flamurtarin? Ai vit ishte ai që i hapi rrugën Skënderbeut. Në atë vit ne as në ëndrra nuk do i kishim parë ato rezultate që arriti Skënderbeu deri para 2-3 vitesh. Unë ndjehem krenar, ajo është skuadra e atij viti të shumëpërfolur, por që të fitosh diçka shumë të rëndësishme duhet që dikusht të gabojë. Mendoj që e para gaboi ekipi i Flamurtarit. Që pas ndeshjes u tha që gaboi gjyqtari Jemini, por të them me sinqeritet që në dinamikën e ndeshjes të gjithë menduam se ishte penallti e pastër.

Nuk është momenti, por kam pasur dy oferta. Jo për momentin, por pasi të mbarojë kampionati dhe po shoh këto ekipe dhe shpresoj të bëj zgjedhjen më të mirë, atë që është më e saktë.

Mendoj se nuk është mbyllur titulli edhe për arsyen e mbylljes së kësaj gare që ne nuk do ta dimë si do të jenë ekipet, çfarë forme do të kenë futbollistët pas kësaj që ka ndodhur deri tani. Të kesh Kukësin mrbapa, nuk do ta mendoja asnjëherë që titulli ka mbaruar. Kukësi ka ekip me lojtarë shumë të mirë, ndoshta me sulmin më të mirë dhe kjo vlen shumë për ata që duan të fitojnë titullin. Shpresoj që Tirana nuk do të mendojë se e ka fituar kampionatin se ai do të jetë gabimi më i madh.

Kemi ndjekur këto ndeshjet e kampionatit gjerman dhe nuk na shijon. E rëndësishme është të rikthehemi, të luajmë dhe mendoj se është plus për futbollistët, klubet. Pastaj të kërkojmë e shpresojmë që sa më shpejt të kthehen tifozët, edhe pse te ne nuk janë në numër siç do të dëshironim. Por përsëri do të dëshironim të kthehen të japin energji për lojtarët.

Uroj që çdo ekip në fund të marrë atë që meriton, pasi çdo vit dëgjojmë ankesa, sepse ekipeve në fund u hahet haku”, tha ndër të tjera Shkëmbi. /vipsport.al/