Shënoi njëlloj sa Ben Jeder, por Mbape i japin “Këpucën e Artë” në Francë

Mbyllja e kampionatit francez të futbollit është pasuar edhe me dhënien e trofeve individualë të seoznit dhe në një edicion të ndërprerë, nuk ka munguar as ai për golashënuesin më të mire. Kilian Mbape ka siguruar vendin e parë dhe ka meerituar “Këpucën e Artë”, edhe pse në fakt kishte shënuar të njëjtin numër golash sa Visam Ben Jeder i Monako.

Të dy lojtarët kishin shënuar nga 18 gola në Ligën 1 në këtë sezon deri në momentin kur ajo u ndërpre për shkak të pandemisë por Liga e Futbollit njeh Mbape si fituesin. “L’Equipe” bëri të ditur se sulmuesi I Francës kishte triumfuar për faktin se kishte shënuar më shumë gola me aksion.

Ben Jeder kishte shënuar 3 nga 18 golat e tij me penallti, ndërsa Mbape i kishte shënuar të 18 me aksion dhe asnjë nga pika e bardhë. Mbape kishte gjithashtu një mesatare më të mirë goli për ndeshje, pasi kishte realizuar 18 golat e tij në vetëm 20 takime, 6 më pak sesa ato që kishte luajtur Ben Jeder në këtë kampionat. Mbape fitoi “Këpucën e Artë” edhe në sezonin e kaluar kur shënoi 33 gola në 29 ndeshje. /vipsport.al/