sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shehi tregon planet e stërvitjes nga Elbasani: Këtu më të bashkuar, luftojmë për titullin

Kukësi nuk heq dorë nga titullli dhe këtë e ttregone dhe serioziteti që po ndjekin drejtuesit kuksianë. Presidenti Safet Gjici dhe trajneri Shehi, bashkë edhe me hallkat e tjerë të klubit verilindor kanë menduar që skuadra të përgatitet në Elbasan, në kushte mjaft të mira.

Faza e përgatitjeve

Nuk kanë pasur kohë për të humbur dhe sot kuksianët kanë nisur nga puna në Elbasan. Në një lidhje me “Fan Zone”, ka folur edhe trajneri Orges Shehi që fillimisht ka pohuar: “Jemi përgatitur për këto ditë dhe ne donim vetëm momentin se kur do të rinisim. Shpresojmë të bëjmë më të mirën e të kthejmë lojtarët në formën më të mirë. Do të ketë ngarkesë, pasi duhet të shfrytëzojmë këto ditë para se të hymë në javën e ndeshjes. Klubi i ka marrë të gjitha masat dhe lojtarët kanë dhoma teke dhe hoteli është i gjithi i yni”.

Grumbullimi

 “Ne u munduam të bënim më mirë dhe grumbulluam për të qenë të gjithë bashkë. Lojtari duhet të stëritet, por edhe të ketë një regjim të mirë”.

Titulli

“Skuadra është e plotë perveç Limaj dhe kjo është për herë të parë. Lojtarët kanë qenë korrekt përsa i përketë regjimit. Janë paraqitur në peshën optimale dhe kanë bërë stërvitje. Klubi po punon për ta rikthyer Limajn në Shqipëri. Unë mendoj se motivimi nuk ka mungon dhe luajmë për objektivn madhor e jemi në kushtet e duhura”, – tha trajneri Orges Shehi në fund të prononcimit të tij.

E.Saliu/Vipsport.al/