sex hikayeleri porno izle kartal escort

Setien i pakënaqur me 5 zëvendësimet: Do të dëmtojnë mënyrën se si luan Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, është i pakënaqur me vendimin e FIFA-s për të vendosur në zbatim 5 zëvendësimet gjatë ndeshjeve të këtij viti, si përgjigje ndaj kalendareve të ngjeshura për shkak të COVID-19. Tekniku i katalanasve ka shpjeguar sot së mënyra se si skuadra e tij luan, ka të bëjë me faktin që lodh kundërshtarët dhe i godet vazhdimisht në minutat e fundit, gjë që mund të zhduket me më shumë lojtarë të freskët në fushën e lojës.

“Nuk di të them nëse mund të na dëmtojë apo të na ndihmojë, mendoj se do të na dëmtojë, për shkak të mënyrës tonë se si luajmë. E dimë që shumë ndeshje do t’i zgjidhim në minutat e fundit. Nëse një rivali i jep mundësinë që të hyjnë lojtarë të freskët në këto minuta, kjo vështirësi që u krijohej me lojtarë të lodhur, nuk do të shfaqet më. Por gjithashtu, kjo mund të japë më shumë forca në një moment të caktuar të ndeshjes. Është një e panjohur për ne dhe do ta shohim në vijim si do të funksionojë”, tha sot trajneri.

Megjithatë, ai është i pakënqur edhe për faktin se nuk ka pasur kohën e duhur në dispozicion për të kthyer ekipin në formën optimale para fillimit të kampionatit më 11 qershor.

“Mendonim se do të kishim më shumë kohë për të punuar në grup, por nuk do të jetë kështu. Do të na kishte pëlqyer të kishim më shumë kohë. Uroj që të mos ketë më shumë dëmtime dhe të jetë më pak i dëmshëm se sa e mendojmë”, theksoi sot Setien. /vipsport.al/