sex hikayeleri porno izle kartal escort

Seria A e ka seriozisht, gati plani për të luajtur me tifozë në stadium që këtë sezon

Skuadrat e Serisë A duket se nuk kënaqen vetëm me hapjen e stadiumeve për të vijuar edicionin aktual, por po mendojnë seriozisht që të kthejnë edhe mbështetësit e tyre në tribuna. Sipas “La Stampa”, ideja është e Andrea Anjelit, i cili i ka dhënë zë me shpresën që nëse jo në këtë edicion, të paktën në atë pasardhës të luhet me mbështetës.

“Përse të mos lejojmë një prani të vogël tifozësh në stadiume?”, ishte fraza e Anjelit në Asamblenë e Ligës së Futbollit. Presidenti i Juventusit dhe njëkohësisht i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA), mendon se me kushtet e duhura disa fatlumë mund të shijojnë sfidat në mbështetje të skuadrave të trye, sigurisht më të paktë në numër se zakonisht.

Në këtë mënyrë, do të mbusheshin 10% deri në 25% të stadiumeve dhe sigurisht këto do të përktheheshin edhe në të ardhura për skuadrat. Sipas “La Stampa”, klubet e Serisë A i janë vënë menjëherë punës për të detajuar planin, me shpresën që të bëjnë të mundur që ndeshjet me tifozë të zhvillohen që në pjesën e dytë të korrikut, por sigurisht me shpresën që plani i tyre të shërbejë që të paktën në fillimin e edicionit të ardhshëm, të mos luajnë në impiante tërësisht të boshatisura. Propozimi do t’i paraqitet qeverisë për miratim dhe vetëm kjo e fundit do të vendosë nëse do të lejohen apo jo mbështetësit. /vipsport.al/