sex hikayeleri porno izle kartal escort

Semafori “ngjyroset” jeshil edhe për Formula 1, publikohet data e rinisjes

Formula 1 është një nga sportet, që po humbet më shumë para për shkak të ndalesës prej pandemisë. Sezoni duhet të kishte nisur më 5 mars në Australi, por Covid-19 anuloi gjithçka dhe bëri që skuderitë të hyjnë në vështirësi të mëdha financiare, ku Uilliams rrezikon edhe falimentin dhe daljen nga kampionati më i madh i automobilizmit në botë.

Vuajtja duket se ka marrë fund për Formula 1, pasi mediet ndërkombëtare raportojnë për rinisje. Bëhet fjalë për datën 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë. Qeveria e këtij vendi ka dhënë lejen e organizimit të garës pa spektatorë në shkallët e tribunave të pistës. Ky sezon do të jetë i cunguar, pasi disa pista kanë lajmëruar anulimin e garave.

Çmimet e Mëdha të Holandës, Shangait, Monakos dhe Francës janë anuluar dhe do të rikthehen vetëm në sezonin e ardhshëm, kur makinat do të vijnë me ndryshime të mëdha në dizajnin e tyre dhe do të jenë shumë më të përparuara. Përveç garave të anuluara, disa të tjera janë shtyre. Bahreini, Vietnami, Barcelona, Azerbajxhani dhe Australia kanë njoftuar shtyrjen e garave dhe zhvillimin e tyre në një moment të dytë. /vipsport.al/