sex hikayeleri porno izle kartal escort

Sadiku provon edhe boksin, bie në sy komenti i Berishës: E gjete sportin që të përshtatet

Armando Sadiku është rikthyer në stërvitje me Malagën, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ta vazhduar formën fantastike para se futbolli të ndërprehej prej koronavirusit.

Mirëpo, përveç futbollit, sulmuesi ka gjetur kohën për të veshur edhe dorezat e boksit e këtë çast nuk ka nguruar për ta hedhur në Instagram. Aty ku vëmendje të madhe ka marrë edhe komenti i portierit të kombëtares, Etrit Berisha.

Gardiani i SPAL me shaka shprehet se Sadiku më në fund e paska gjetur sportin që i përshtatet më së shumti.  “Bomber, më në fund e gjete sportin që të përshtatet”, ishte komenti i Etrit Berishës që në këtë sezon është shndërruar në protagonist me SPAL. /VipSport.al/