Rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit: Rrezikova jetën somnambul, isha me fat se fle lakuriq

Pablo Armero ka kaluar një karrierë shumë të suksesshme në Itali, ku ka veshur fanellën e skuadrave si Udineze, Milan e Napoli, por sidomos me përfaqësuesen e Kolumbisë me të cilën ka luajtur 68 ndeshje e ka marrë pjesë edhe në Kupën e Botës. Lojtari ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi etapat e karrierës së tij dhe mes të tjerave ka zbuluar se është somnambul.

Ai ka treguar se somnambulizmi i tij është shumë i rrezikshëm dhe shpeshherë ka qenë seriozosht në rrezik për jetën nga fakti se çohej nga shtrati dhe lëvizte në mënyrë të pakontrolluar.

“Jam somnambul. Por kam disa ëndrra që janë shumë reale. Një herë jam çuar nga shtrati dhe kam parë një person që hynte nga dritarja. Dëgjova këtë person që hynte dhe merrte portofolin e Kamilo Zuniga, ndaj fillova të ulëras me të madhe.

Kur dola, pashë që personi në fjalë po përpiqej të hidhej nga ballkoni dhe i shkova mbrapa. Po të mos ishte për faktin që fle lakuriq dhe që ishte dimër, do të kisha vdekur”, ka pranuar ai duke treguar se si është përmendur në momentin e fundit dhe ka shmangur një fat tragjik. /vipsport.al/