sex hikayeleri porno izle kartal escort

Rrëfimi i Bicit: Kampionati Italian ndër më të fortët, diferencat me Shqipërinë të mëdha

Erblira Bici tashmë prej disa kohësh është pjesë e kampionatit Italian të vollejbollit. Shqiptarja ia ka dalë të arrijë suksese të rëndësishme, ndërsa prej sezonit të ardhshëm nuk do të mbrojë më ngjyrat e Novarës por do të jetë pjesë e Kuneos, ku pritet të ketë edhe një rol liderje në skuadër.

Sakaq, 24 vjeçarja aktualisht gjendet në Tiranë, teksa është kthyer nga Italia për shkak të koronavirusit. Në një intervistë për ABC News, Bici shprehet se kampionati Italian është ndër më të fortit dhe se i vjen keq që diferencat me Shqipërinë janë të mëdha.

“Pas dy muajsh e pak, që stërvitja u ndal në Itali, qëndrova atje për gati 90 ditë. Ishte një zonë shumë e prekur. Ishte shumë e vështirë të gjeje bileta për t’u kthyer. Kur erdha qëndrova në Durrës për 14 ditë në karantinë, kurse tani ndodhem pranë familjes”.

Koronavirusi- “Njësoj si ju, shikonim nga TV. Ishim të trembur. Nuk na lejohej të dilnim. Në ekipin tonë ishin dy mjekë. Më i ri punonte në spitalin e Varezes. Ai na tha që duhet ta marrim seriozisht, pasi duhet të zgjedhim kë duam që të jetojë dhe kë jo”.

Ana sportive- “Ishte një vit i suksesshëm. U renditëm në vendin e dytë dhe nuk pritej. Arritëm të shkonim edhe në finalen e Kupës. Tani jam pjesë e Cuneo Volley. Shpresoj të shkojë gjithçka mirë dhe të mos ketë ndërprerje të tilla”.

Diferencat e Shqipërisë me Italinë- “Më vjen keq ta them që ka shumë diferenca. Kampionati italian është ndër më të fortët. Ka shumë lojtare të huaja, sponsorizime dhe pallate sportesh plot.

Nëse ligji për sponsorizimet ndryshon në Shqipëri, atëherë edhe ata që sponsorizojnë do të ishin më të interesuar”, u shpreh Bici. /VipSport.al/