sex hikayeleri porno izle kartal escort

Rrëfim pas 20 vitesh heshtje, Abazi: Me Mançester Sitin shënova tripletë, nuk merrem me futbollin shqiptar

Pas pesë vitesh me Dinamon, me rrëzimin e pushtetit komunist dhe hapjen e kufijve, Eduard Abazi, ashtu mijëra shqiptarë të tjerë vendosi të lërë atdheun. Ish-mesfushori në vitin 1990 bëri hapin e madh për të kaluar te kroatët e Hajduk Split, ku nisi edhe karriera e ndritur e tij. Në një intervistë për mediet shqiptare pas më shumë se 20 vitesh, Abazi për “Super Sport” kujton karrierën e tij dhe brezin e futbollistëve të atyre viteve. Ish-mesfushori me kombëtaren numëron 19 paraqitje dhe 2 gola.

HAJDUK SPLITI- E kam filluar te Dinamo në vitin 1983. Kam pasur një eksperiencë shumë të bukur në Kroaci. Ia dëshiroj të gjithë sportistëve shqiptarë. Kam lujtur në një ndeshje miqësore në Budva dhe kam bërë 3 gola. Fati ishte që drejtori i Splitit më pa ndeshjen miqësore, më morën, shënova 6 gola në takimet miqësore dhe më mbajtën. Dhashë gjithçka për Hajdukun e Splitit dhe jam krenar për karrierën time në këtë skuadër.

ARDIAN KOZNIKU- Kam qenë atje me Ardian Koznikun, një nga talentet më të mëdha të futbollit kosovar. Është shumë më e lehtë kur ke një patriot. Ishte puna kolosale imja, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm stërvitesha. Ndonjëherë kjo të heq edhe shoqërinë, mirëpo kjo bëri që ta kisha të lehtë te Hajduku. E falënderoj nga zemra Koznikun dhe i uroj suksese. Nderova veten dhe familjen. Të dy bashkë ndërruam njëri-tjetrin.

MANÇESTER SITI- Në Shqipëri ka pasur shumë lojtarë që nuk i shpalosën dot virtytet. Ka qenë një brez jashtëzakonisht i fortë. Çdo ekip mund të transferonte 12 veta. Në atë kohë kam shkuar te Mançester Siti nëpërmjet një miku. Kam luajtur një miqësore me Boltonin dhe shënova 3 gola. E di dhe Rudi Vata. Nënshkrova kontratë dymujore, pasi prisnim nga ministria e punës lejen e qëndrimit. Më 5 mars të vitit 1996, për të mos humbur rezidencën e Portugalisë, u ktheva te Boavista. Më pas firmosa me klubin historik, Akademika. Jam shumë krenar për karrierën time. Jam shumë krenar për të gjithë, kanë qenë të shkëlqyer dhe i respektoj. Kam firmosur me Benfikën në sezonin 1993-1994. Më huazuan te Boavista. Jam shumë krenar, që i kam përfaqësuar të dyja. Jam i respektuar si njeri dhe sportist.

ROVESHATA NDAJ LITUANISË- Kanë kaluar mbi 20 e ca vite që lashë futbollin. Kishte konkurrencë të madhe. Ne si ekip kombëtar nuk e analizonim lojën e kundërshtarit. Ishim të papërgatitur. Në qoftë se do të shohim lojën ndaj Lituanisë kemi humbur 10-12 raste. Unë e kam cilësuar që është goli më i bukur.

“SOZIA”- Nuk merrem me futbollin shqiptar. Është intervista e dytë mbas njëzet e ca vitesh. Mund të them Salihi. Ishte një djalë jashtëzakonisht i talentuar dhe i shkëlqyer. /vipsport.al/