Demi: Kryeministri na bëri fason, por e ka këshilluar keq stafi i dobët. Po bëjmë investimin më të madh privat në histori

Gazmend Demi është një personat që i ka dhënë më shumë futbollit në vendin tonë gjatë viteve të fundit, duke investuar çdo vit shuma mjaft të mëdha te Partizani. Biznesmeni i njohur i mori të kuqtë nga kategorinë inferiore dhe me investimet e tij arriti t’i sjellë në elitë dhe t’i shpallë kampion pas plot 26 vitesh.

Jo vetëm kaq, por Partizani më në fund do të ketë një stadium dhe qendër stërvitore tërësisht të tijën falë investimit privat të Demit. Në lidhje me këtë temë presidneti i kampionëve në fuqi ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku tregoi rreth punimeve dhe ndihmës së munguar nga ana e Federatës dhe qeverisë.

KOMPLEKSI I RI- Ky është një investim i madh për Partizanin sepse kur e kam marrë unë ka pasur vetëm stemën. Këtu do kalojnë disa breza dhe do dalin futbollistë. Përfitues kryesorë do të jetë ajo zonë dhe të punësuarit dhe një pjesë e vogël i shkon edhe Partizanit sepse deri tani ne gjithçka e bëjmë me pagesa. Për të kushtuar ka kushtuar, nuk mund të flasim me shifra, por është një investim, që financohet vetëm nga bizneset e mia. Këtu për momentin nuk ka asnjë investim nga Federata dhe qeveria. Edhe kjo është për të qeshur. Ne kemi marrë disa gërxhe toke nga shteti dhe nëse mund ta quajmë përfitim, duhet ta gjykojë publiku. Ne s’kemi marrë tokë për përfitim personal, por do përfitojë zona dhe brezat e ardhshëm.

POLEMIKAT ME KUKËSIN- Ka qenë një keqkuptim mes Gjicit dhe zyrtarit të Partizanit. Ne na bëhet qejfi për stadiumin e Kukësit sepse kjo u shërben të gjithëve jo vetëm Kukësit. Sa i përket investimit atje dhe mosinvestimin në kompleksin tonë ne po presim, por nuk kemi asgjë me Kukësin dhe Gjicin sepse i kanë dhënë futbollit.

NDIHMË NGA AUTORITETET- Pres nga shteti apo Federata sepse ky është investimi më i madh që bëhet në Shqipëri për futbollin sepse këtu do rriten breza. Në fund këtu do vijë Duka me drejtuesit europian dhe jam i sigurt se do gëzojë më shumë se për stadiumin “Air Albania”. Këtu s’do ketë vetëm futboll dhe do ketë edhe sporte të tjerë nga tenisi, noti, etj. Le ta shohë vetë Federata dhe të lëshojë ndonjë fond serioz. Le të jemi pak euforik sepse unë e kam si natyrë dhe të themi është investimi më i madh në Ballkanin e vogël përsa i përket futbollit.

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT- Unë vëllain e kryeministrit e kam shok dhe drejtor dhe zëvendëskryeministri është një burrë shumë i mirë dhe i ndershëm, tifoz me Partizanin, por duhet të them se nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Vëllai i drejtorit tim më ka inatosur sepse na bëri si fasonët dhe nuk është e vërtetë sepse të gjithë ne paguajmë, dikush më pak, dikush më shumë. Por nuk besoj se është tërësisht faji i tij, por edhe i stafit të dobët, që i kanë dhënë ato shifra.

PËRFUNDIMET E PUNIMEVE- Besoj se në fillim të sezonit do i luajmë ndeshjet atje. Nuk kam ç’të them për pjesën tjetër të fushave e ambienteve, pasi edhe tani bizneset e mia nuk po sjellin shumë fitime dhe po mendojmë si të jetojmë normalisht. Por sezonin e ardhshë do luajmë në fushën tonë.

RINISJA- E kam parë protokollin dhe në kushtet e Shqipërisë nuk mund të aplikohet as 10% e atyre rregullave. Unë vetë isha i mendimit të ndërpritet kampionati, por presidenti i Federatës, që di më shumë se ne, u shpreh se mund të na dënojë UEFA. /vipsport.al/