sex hikayeleri porno izle kartal escort

Rrahmani: Nuk e prisja ofertën nga Italia, te Napoli se lufton për çdo trofe

Amir Rrahmani pranon se oferta nga Verona ka qenë një surprizë e këndshme për të. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka treguar se nuk e priste një ofertë nga ky kampionat kur iu bashkua Veronës dhe në intervistën për “CDS” ka zbuluar dëshirën që kishte në ato momente për të provuar veten, por edhe pse vendosi më pas t’i bashkohej Napolit.

“Kur mbvërrita këtu, kisha vetëm një objektiv, atë që të jepja maksimumin për të parë nga vetja se cilat ishin limitet e mia. Interesimi i Veronës ishte i papritur, isha në bisedime me klube të tjera të huaja, por para mundësisë për të ardhur në Itali u dhashë fund çdo bisede tjetër. Pasi vetëm Seria A do të më tregonte cila ishte vlera ime e vërtetë.

Unë jam i aftë që të izolohem, që të largoj çdo lloj shpërqendrimi, propozimi i Napolit nuk ka ndryshuar sjelljen time dhe kur erdhi oferta fola menjëherë me Juriç. Ai më foli, më tha se nëse do të pranoja, duhej t’i garantoja dhe t’i premtoja një rendiment të njëjtë. Mendoj se e kam mbajtur fjalën. Unë njoh vetëm një mënyrë sjellje, profesionizmin, që qartësisht përfshin përkushtimin.

Kam respekt për Veronën dhe ndjehem në vështirësi të flas në këtë moment për një ngjarje që i përket të ardhmes time. Unë këtu jam ndjerë shumë mirë dhe ditën kur do të largohem, do të dëshiroja t’i përshëndesja në mënyrën më të mirë të mundshme. Por gjithashtu jam profesionsit dhe m’u dha mundësia që të shkoj të luaj në një klub i cili ka ambicien për t’i shkuar deri në fund çdo turneu. Kjo është një mundësi që kam pritur me shumë kënaqësi por pa harruar se kush më ka mundësuar që të mund ta arrij. A do më pëlqejë Napoli? Unë adhuroj detin dhe plazhin”, tha ndër të tjera Rrahmani. /vipsport.al/