Rrahmani bën tamponin: Tani më thërrasin “muri”, numri 13 nuk më sjell ters

Amir Rrahmani po i kthehet pak nga pak normalitetit të stërvitjeve, edhe pse kjo plotëisht me skuadrën e tij. Kapiteni i Kosovës, në një prononcim në rrjetet sociale të klubit të Veronës, u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve, duke thënë fjalët më të mira për klubin dhe eksperiencën që do të mbyllet shumë shpejt me kalimin te Napoli.

Rrahmani ka zbuluar se para stërvitjeve kishte bërë tamponin, ndërsa po bëhej gati që të kthehej pak nga pak te normaliteti dhe atmosfera e futbollit që kishte munguar në dy muajt e fundit.

Duket sikur po rifillohet, mund të bëhen stërvitje individuale…
“Që nga dita e djeshme kemi rifilluar të jetojmë pak jetën tonë, sic ishte më parë”.

A po stërvitesh në këto ditë?
“Po mundohem, e dimë të gjithë që është ndryshe nga stërvitja me skuadrën, është më e vështirë, të mungojnë motivimet”.

E ke mësuar italishten shumë shpejt…
“Flas edhe gjuhën shqipe, kroate dhe angleze. I flas të gjitha më mirë se italishten”.

Në grumbullimin e verës të njihnin pak, tani të vlerëosjnë të gjithë…
“Ishte një eksperiencë e re dhe mendoj se ia kam dalë mbanë. Kam dhënë maksimumin, mendoj se ky është sekreti im”.

A e prisje kështu Serinë A?
E ndiqja që i vogël. Kur je më i ri, të duket shumë e vështirë, por kur ndjehesh gati, nuk është kaq e komplikuar”.

Çfarë ndryshimi ka mes tifozerisë të Dinamo Zagreb dhe të Veronës?
Tifozët e Veronës kanë provuar Serinë B, ndërsa ajo e Dinamos fiton shpesh kampionatin, por janë të dyja tifozeri shumë të zjarrta. Kur luanim në Ligën e Europës, stadiumi ishte i stërmbushur, ashtu si në Champions. Në Zagreb është kështu”.

Pas firmës me Napolin rendimenti yt nuk ka ndryshuar…
“Kur Napoli tregoi interes, fola me trajnerin dhe D’Amikon, të cilët më kërkuan që të qëndroja i përqendruar te skuadra. U kam dhënë garanci, dua të jap gjithmonë maksimumin”.

Na rreshto tre karakteristika të Veronës së këtij viti…
“Në vend të parë vendos grupin, nuk mendojmë për interesat personale por për kolektivin. Pastaj puna, kemi bërë gjithmonë stërvitje të forta, në grumbullime e gjatë javës. Dhe në fund uniteti me tifozët, edhe kur humbasin na bëjnë të ndjejmë mbështetjen e tyre”.

Ndeshja më e mirë e këtij viti?
Mund të them ajo ndaj Juves dhe pjesa e dytë kundër Torinos”.

Po ndeshja jote më e mirë?
Nuk di si të përgjigjem, sinqerisht. Ndoshta ajo me Udinezen në shtëpi. Ose sfidat ndaj Xhenoas e Sasuolos”.

Çfarë objektivash i ke vënë vetes me fanellën e Veronës?
“Nëse luajmë (qesh). Të bëjmë pikë, të provojmë të arrijmë Europën, por gjëja më e rëndësishme është të japim maksimumin”.

Cila është cilësia jotë më e mirë dhe defekti më i keq?
“Duelet në ajër janë një pikë e fortë, e kam të vështirë të mendoj për një defekt. Ndoshta duhet të përmirësoj pa shpërthimin”.

Tre mbrojtësit më të fortë të Serisë A sipas teje?
“Kumbulla, Gunter dhe Boketi (qesh)”.

A kishe një idhull si fëmijë?
“Jam tifoz i Arsenalit, Tomas Vermaelen ishte lojtari im i preferuar. Ishte një lojtar special, mendoja se mund të bënte diçka më shumë, por ka qenë shumë i pafat. Pas kalimit te Barcelona u ndal pak, por më ka pëlqyer gjithmonë. Kishte aftësi prej lideri që nuk i kanë të gjithë”.

Po tre sulmuesit më të fortë në Serinë A?
“Ronaldo, Gervinjo dhe Boga. Mund të mos jenë më të fortët, por janë ata që më kanë vënë në vështirësi më shumë: të shpejtë dhe shumë të fortë teknikisht. Kam parë edhe ndonjë ndeshje të Boga te Çelsi, është me të vërtetë i vështirë për t’u mbuluar”.

Çfarë do të mbetet kujtim nga ky sezon te Verona?
“Do të mbetet fakti se jemi nisur me askënd që besonte te ne e për këtë arsye jam i lumtur që kam bërë një sezon të tillë. Nuk e mendonim as ne se mund të bënim kaq mirë”.

A e ke ndjerë afrimitetin e njerezve?
“Për mua kam dëgjuar vetëm fjalë të mira, thonë se jam i fortë, pastaj kanë filluar të më thërrasin “mur””.

Përse ke zgjedhur fanellën me numrin 13?
“Në pesë vitet e fundit kam mbajtur gjithmonë këtë numër, edhe në Kombëtare. Dikush mendon se sjell ters, unë dua të tregoj të kundërtën”.

Përse ke zgjehdur Veronën, në vend që të luaje Ligën e Kampioneve me Dinamon?
“Do të kasha luajtur në Ligën e Kampioneve por kampionati kroat është i një niveli inferior në krahasim me Serinë A. Pastaj nuk do të kisha mundur të firmosja me një skuadër si Napoli. Po të kisha qëndruar në Kroaci do të kishte qenë gjithçka më e vështirë”. /vipsport.al/