sex hikayeleri porno izle kartal escort

Rikthehen “Tigrat-Verdheblu”, ja kërkesat për Bashkinë dhe Lazen!

Pak vite më parë kanë qenë një ndër tifozeritë më të organizuara në kuptimin e plotë të fjalës. Por, me rënien e Elbasanit edhe ata janë larguar, aq më tepër që skuadra e tyre e zemrës përfundoi edhe në Kategorinë e Dytë.

Por, duket se situata vërtetë kritike dhe shqetësuese ka zgjuar edhe tifozët verdheblu, të cilët i drejtohen me një letër kryebashkiakut Gledin Llatja, duke qenë se Bashkia e Elbasanit e ka harruar në dekadën e fundit skuadrën e futbollit.

Madje, tifo-grupi “Tigrat-Verdheblu” kanë edhe disa kërkesa si më poshtë, që sipas tyre do t’i japin rrugë rikthimit të klubit aty ku i takon, në nivele të larta në futbollin shqiptar, pasi edhe këtë sezon, Elbasani për shkak të problemeve të trashgëuara që përsëriten thuajse çdo vit vazhdon që të hasë probleme në Kategorinë e Parë…

Ja postimi që kanë bërë sot “Tigrat-Verdheblu” në profilin e tyre në “Facebook”…

LETRA E TIFOZËVE TË ELBASANIT DREJTUAR KRYETARIT TË BASHKISË:

Letër e hapur

Drejtuar: z. Gledjan Llatja (Kryetar i Bashkisë Elbasan)

Duke parë situatën aktuale (skandaloze) të skuadrës së qytetit tonë, Elbasani, i drejtohemi me këtë letër të hapur opinionit sportiv në Elbasan dhe vecanërisht Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledjan Llatja.

Bashkia si aksionere kryesore e skuadrës, pasi e ka dorëzuar ekipin në duar të pasigurta, tashmë s’po bënë asnjë hap pas për të ringritur ekipin, madje deri më tani, kontributet e saj janë zero në ekipin e futbollit.

Por duam të sqarojmë paraprakisht, se nisma jonë nuk është aspak e politizuar apo e telekomanduar nga dikush. Gjithashtu, figura e juaj z. Llatja gëzon respekt. Gjithcka e bëjmë si pasojë e dashurisë së pavdekur ndaj dy ngjyrave të përjteshme verdheblu.

I nderuar kryetar, po kërkojmë një takim direkt me ju, për të diskutuar problemet e skuadrës. Në prani do të ishte mirë të ndodhej edhe z. Arben Laze, si aksioner I skuadrës.

I drejtohemi Bashkisë, sepse në kalimin e klubit në një shoqëri anonime si “Manchester Group”, dhe mos marrja prapsh e aksioneve, apo procedurat e pa nisura gjyqësore, për rikthimin e aksioneve pas tek zotëruesit e mëparshëm, janë tregues të qartë të harresës ndaj KF Elbasanit. Për më tepër, Bashkia është institucioni i vetëm përgjegjës për futbollin dhe sportin e qytetit.

Ajo cfarë në kërkojmë paraprakisht do ti rendisim si më poshtë

1.            Nisjen e procedurave gjyqësore për marrjen pas të aksioneve të skuadrës nga pronarët e mëparshëm.

2.            Garanci financiare për skuadrës në një projekt 3 vjecar.

3.            Përkrahje aktuale e futbollistëve të Elbasanit.

Duke pritur mirëkuptimin tuaj, ju falenderojmë për vëmendjen!

E.Saliu/Vipsport.al/