sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rifillojnë stërvitjet në grup në Superiore, Tirana tregon orarin e të parës “zyrtare”

Kategoria Superiore zbret në fushat stërvitore gjatë ditës së nesërme për herë të parë me stërvitjet kolektive, të cilat mund të realizohen falë dekreteve dhe protokolleve të sigurisë higjeno-sanitare të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Shumë klube në fakt kanë punuar edhe individualisht në këtë periudhë në fushat stërvitore apo stadiume gjatë kësaj periudhe, por nga dita e nesërme mund të punojnë hapur edhe pse duke u munduar që të respektojnë rregullat e distancimit social dhe sigurisë.

Klubi i Tiranës ka bërë të ditur nëpërmjet zyrës për shtyp se nesër fillon punën “zyrtarisht” për përgatitjen e sezonit të ri me stërvitjet kolektive. Zyrtarët e bardhebluve bënë të ditur se pas dezinfektimit që u është bërë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe qendrës stërvitore “Skënder Halili”, skuadra do të zbriste në fushë pikërisht te kjo e fundit nesër në orën 17:00, për t’u vënë nën urdhërat e Emanuel Egbo dhe stafit të tij.

Ka padyshim kuriozitet për të parë edhe një here në veprim skuadrat në fushën e lojës ndaj klubi bardheblu ka marrë masat duke u bërë thirrje mediave që të marrin të gjitha masat sa i përket sigurisë higjeno-sanitare në mënyrë që të jenë gati nëse do të ketë kontakte me stafin apo lojtarët e kryesuesve të Superiores. /vipsport.al/