Rezultoi me koronavirus, Emini për VipSport: Jam habitur se nuk kam asnjë shenjë, ndoshta është gabim

Pandemia “Covid-19” preku futbollin shqiptar dhe pikërisht një lojtar që ka spikatur në Superiore me Kukësin, Izair Emini. Në fakt lojtari kishte bërë analizën dje dhe rezultoi pozitiv duke mbetur i habitur.

Mbrëmjen e së mërkurës lojtari la sqaruar për “VipSport” se: “Nuk e di jam habitur asnjë shenjë, as dhembje futi as kollë as temperaturë. Mos ndoshta është ndonjë gabim?! Jam shumë mirë, me pak fjalë nuk i jam shkëputur rutinës së përditshme.

Nesër (sot) do të bëj tamponin e dytë, ndoshta mos ka ndonjë gabim. Por realisht s’kam asnjë simptomë as gripi të lehtë as në shije që thuhet. Tani do shohim testin e radhës do vetëkarantinohem për dy javë dhe me besimin në Zot ta kalojmë”,- tha Emini. /Erjon Saliu-VipSport.al/