sex hikayeleri porno izle kartal escort

Qardaku: Ndaj Tiranës luajmë për fitore, e arrijmë se nuk kemi presion

Eridon Qardaku këtë sezon është një nga lojtarët më të spikatur të Bylisit dhe pasi la Vllazninë verën e shkuar është shndërruar në një element të rëndësishëm për formacionin e Dovedan. 19-vjeçari ka arritur të spikasë dhe të tregojë vlerat e tij në Ballsh, ku ka luajtur 20 ndeshje. Në një intervistë për “Super Sport” shkodrani tregon objektivin e skuadrës së tij në ndeshjen e datës 3 qershor ndaj Tiranës dhe pozicionin e preferuar në sulm.

SEZONI- “Kam parë perspektivën e ekipit këtë edicion. Është sezoni i parë në Superiore dhe vlen shumë për të fituar eksperiencë. Nuk jam i kënaqur me veten, por do synoj të shkoj aty ku dua unë dhe ekipi.”

EFEKTI I KARANTINIMIT- “Për çdo sportist nuk është e mirë kjo ndalesë. Na ka ndalur hovin, por jemi stërvitur në kushte shtëpie. Kemi punuar dhe po mundohemi të shkojmë aty ku duhet.”

POZICIONI I PREFERUAR- “Këtë sezon kam provuar të luaj në të gjitha pozicionet në sulm, edhe si qendërsulmues, por pozicioni im natyral është sulmues i majtë. Megjithatë luaj ku të vendosë trajneri.”

OBJEKTIVI NDAJ TIRANËS- “Çdo ndeshje luajmë për tre pikë dhe ndaj Tiranës nuk kemi presion. Luajmë futboll të pastër dhe shpresojmë të dalim me fitore. Janë shumë komponentë që na bëjnë të besojmë tek suksesi. Nuk na mungon asgjë që të marrim pikët e plota ndaj Tiranës”,- u shpreh Qardaku. /vipsport.al/