sex hikayeleri porno izle kartal escort

PSG dhe Inter gjetën marrëveshjen për Ikardin, zikaltërit përfitojnë nëse sulmuesi rikthehet në Itali

Klubi i PSG dhe ai i Interit gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar në Paris të sulmuesit Mauro Ikardi. Francezët janë bindur nga cilësitë që argjentinasi ka treguar në këtë sezon, e në këtë formë shpenzuan 50 milionë plus tetë të tjerë që do të derdhen në arkat e zikaltërve si bonus.

Mirëpo, Interi i frikësohet edhe një rikthimi të mundshëm të Ikardit në Itali duke njohur interesimin e përhershëm të Juventusit ndaj sulmuesit. Ndaj, drejtuesit e klubit milanez kanë marrë masat dhe kanë vendosur një klauzolë për PSG duke nënvizuar se në rast se Ikardi rikthehet në Serinë A, atëherë parisienët duhet të paguajnë edhe 15 milionë euro shtesë.

Kështu, duket se deri në këtë moment, Interi ia ka dalë të fitojë luftën e nisur me sulmuesin prej sezonit të kaluar duke mos e lejuar t’iu bashkohet rivalëve të tyre të përjetshëm, Juventusit. /VipSport.al/