sex hikayeleri porno izle kartal escort

Provoi t’i shkëpuste talentin për Pjaniç, “Jo” e prerë nga ana e Barcelonës

Vazhdojnë bisedimet mes Juventusit dhe Barcelonës për të gjetur një marrveshje mbi transferimin e Miralem Pjaniç në Camp Nou. Katalanasit e kërkojnë me ngulm mesfushorin e bardhezinjve, ndaj janë të gatshëm për të vënë në dispozicion të italianëve një sërë lojtarësh për të arritur një shkëmbim.

Juventusi kishte një dëshirë të madhe për Artur, por mesfushori brazilian refuzoi “Zonjën e Vjetër”. Pas këtij refuzimi, torinezët u munduan të përfshinin në negociata Ansu Fati. Mirëpo, këtë mundësi Barcelona e ka hedhur menjëherë poshtë duke qenë se beson te talenti i sulmuesit dhe e sheh si e ardhmja e klubit.

Në këtë formë, palët dështuan edhe në këtë moment të gjenin dakordësinë por tratativat vazhdojnë pasi në “tavolinë” janë edhe emrat e Dembele, Semedo e Vidal. /VipSport.al/