Presidenti i La Liga: Jemi të lumtur se pritnim më shumë se 25-30 të infektuar: Do luajmë çdo ditë

Presidenti i La Liga, Havier Tebas, ka shpjeguar se si do të funksionojë kampionati spanjoll pas kthimit teorik të parashikuar për datën 12 qershor. Në emisionin “El Partidazo” ai tregoi se ishin të lumtur që në teste kishsin dalë kaq pak të infektuar mes dy kategorive spanjolle, ndërsa zbuloi edhe surpriza për tifozët.

“Ne prisnim më shumë se 25-30 të infektuar. Janë 8 persona, duke numëruar edhe njerëz që nuk janë lojtarë, mes 2500 testeve. Lojtarëve të martën do u bëjmë teste të tjera se janë në fazën finale të sëmundjes”, tha ai.

“Ndeshjet janë vendi ku ka më pak rrezik. Ajo që u kërkoj të gjithëve është që të respektojnë normat shëndetësore që të shkojmë në fillimin e kampionatit me një numër sa më të vogël të infektuarish. Lojtarëve u kërkoj të respektojnë protokollin në shtëpitë e tyre. Duhet të japim një shembull për shoqërinë në Spanjë. Ata që duhet të japin pastaj dritën e gjelbër janë autoritetet shëndetëorë, ne kemi për detyrim të kërkojmë të kthehemi te aktiviteti ekonomik pas dëmit që na është shkaktuar”, theksoi Tebas.

“Nëse do të mundet, do të fillojmë më 12 qershor. Por ne nuk dimë gjë ende pasi virusi vazhdon të qërkullojë. Nuk do të luajmë me spektatorë, por po mendojmë risi që tifozët të argëtohen nga shtëpitë  e tyre. Do të ketë futboll çdo ditë, që nga dita e rinisjes deri në mbyllje të kampionatit”, tha presidenti i La Liga. /vipsport.al/