sex hikayeleri porno izle kartal escort

Presidenti i Breshias dorëzohet: Një gabim ta merrnim Balotelin te Breshia

Mario Baloteli ka dreqosur edhe aventurën më të fundit në karrierë, atë të cilin e pa ta rikthente në qytetin e tij të lindjes, Breshia. Sulmuesi pas eksperiencës në Francë, ku dukej se kishte zënë mend, u transferua në Italia te “dallëndyshet” me idenë se mund të tregonte sërish cilësitë e tij.

Mirëpo, në fushë SuperMario ishte i vakët dhe nuk ia doli të bëntë ndryshimin te skuadra, ndërsa së fundmi është përfshirë në një debat teksa ka pranuar se mendon të largohet. Së fundmi, dështimin “Baloteli”, e ka pranuar edhe vetë presidenti i Breshias, Masimo Çelino, i cili shprehet se ishte një gabim ta sillnin atë në skuadër.

“Ta merrnim te Breshia Balotelin ishte një gabim. Ai nuk është i interesuar për të ardhmen e klubit, mendoj se nuk ka dëshirë të qëndroj në Itali. Mendoj se të dy palët kemi bërë një gabim. Mendova se ta merrnim në Breshia në qytetin e tij të lindjes mund shtynte të impenjohej shumë, por edhe është menaxhuar keq nga trajnerët e mi të mëparshëm”, u shpreh presidenti. /VipSport.al/