Premier Liga i nënshtrohet testeve masive, zbulohet numri i të infektuarve

Premier Liga pret lejimin e stërvitjeve në grup, por para këtij sinjali të gjithë pjesëtarët e stafeve dhe lojtarët u janë nënshtruar kontrolleve për Covid-19. Ditën e sotme janë shpallur të gjitha rezultatet e analizave, ku nga 748 të testuar, 6 prej tyre kanë rezultuar të prekur me koronavirus, por në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjashtë të prekurit janë nga tre klube të ndryshme të Premier Ligës dhe janë izoluar menjëherë. Atyre do u kryhet një test i dytë dhe në rast se nuk rezultojnë negativëm do të ekzaminohen sërish pas disa ditësh. Ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve dhe stafeve do të vijojnë punën e tyre normalisht.

Anglia është prekur më vonë se pjesa tjetër e Europës dhe virusi tani është në një masë më të madhe se në vendet e tjera, megjithatë pritet që të mos pengohet rinisja e kampionatit për shkak të shifrave të frikshme të parave që qarkullojnë. /vipsport.al/