Portieri i Shpresave, Harizaj për “Vipsport”: Apolonia e thyen Pogradecin, Lushnja një rivale për t’u vlerësuar

Apolonia ka qenë një shkollë portierësh dhe në Fier ka pasur emra të njohur që nuk kanë spikatur vetëm me skuadrën bardhejeshile, por edhe në ekipe të tjera. Që nga Vladimir Stefa, Adrian Balla, Ledio Capo e Arben Sinani, Miço e Çako apo dhe Hazizi, ndërsa duket se më i fundit, jo nga Fieri por nga Mallakastra është Romeo Harizaj. Një portier i talentuar dhe me të ardhme të sigurtë, që ka zënë vendin e titullarit prej dy seozmneve në skuadrën fierake. Trajneri i Shpresave U-21, Alban Bushi e ka grumbulluar edhe portierin e Apolonisë, mallakastriotin Romeo Harizaj me kuqezinjtë që drejton dhe duket se e ka në plane edhe në të ardhmen, duke qenë se është ende në moshë, por tashmë ka edhe më shumë ekspeiencë, aq më tepër që këtë sezon, Apolonia ëhstë pretedente dhe Harizaj ka qenë edhe vendimtar në shumë ndeshje. Në një intervistë për “VipSport.al”, Romeo Harizaj flet për sezonin aktual dhe synimet e së ardhmes…

– Romeo, si ka qenë ky sezon për Apoloninë?

Që në fillim të sezonit drejtuesit kanë ndërtuar një ekip që të synojë Superioren. Në fakt, jo vetëm si synim rikthimi në elitë, por edhe talenteve u është dhënë prioritet, madje që nga sezoni i shkuar. Dhe po jep frytet e veta ky projekt, sepse jemi shumë lojtarë nën 21-vjeçarë që jemi titullarë dhe të spikatur, por jo vetëm edhe në stolin e rezervave në Fier ka djem shumë premtues. Përveç kësaj, skuadra është në rrugë të mbarë…

-Po në aspektin personal, si ka qenë për ju?

Mua më duhet që të them mirë, por priisja edhe më shumë, sepse kam qenë titullarë në tërë pjesën e luajtur të sezonit. Unë falënderoj klubin dhe stafin drejtues për besimin. Kam punuar shumë, e natyrisht i jam mirënjohës edhe trajnerit të portierëve Erjon Meta që po përfitojmë shumë prej tij, e natyrisht, ne jemi 3-4 portierë, të federuar në ekipin e parë dhe shkëmbejmë eksperienca. Apolonia është një shkollë futbolli.

-Për një portier, sa e vështirë është një situatë e tillë, kur gara ndërpritet për më shumë se dy muaj dhe për më tepër që nuk ke mundësi të stërvitesh?

Të them të drejtën, portierët e kanë shumë të vështirë, e madje më të vështirë se lojtarët që fundja gjejnë ambiente dhe i shfryëtzojnë për aerobi. Por, ne si portierë kemi një stërvitje më specifike. Realisht jam mundur që në radhë të parë të kem përgatitjen fizike duke mos shtuar në peshë. Ndërsa në ambientet e shtëpisë time, duke qenë se kam terrene në Ballsh kam punuar që të ruaj edhe reflekset. Shpresoj që të rifillojë gara sa më shpejtë…

– Romeo, jeni edhe pjesë e portierëve të Shpresave U-21, a keni synim që të vishni fanelën kuqezi edhe në vijim?

Po e kam kërkuar me shumë dëshirë, madje këtë vit po luaja, por ngaqë ra pandemia, duket sikur edhe për synimet që ne kishim ndikoi, por që jeta vazhodn. E ardhmja është përpara dhe unë kam besim se me rifilllimin e garës çdo gjë do të jetë më mirë. Eksperiencat në Shpresa është vërtetë e veçantë sepse përfaqëson vendin tënd dhe nuk ka më mirë. Është privilegj për këdo ashtu si edhe mua.

-Romeo, këtë sezon Apolonia ka enë në krye, keni pasur rivalitet në fushë dhe jashtë saj me Pogradecin. Si e sheh garën?

Ne rivaliteti padyshim që na bënë mirë. Pogradeci na ka mundur në fushën e vete dhe ne kemi mundur në Fier. Kam besim se do të luhet dhe në ndeshjen tjetër Apolonia do të triumfojë. Ne jemi një ekip që nuk varemi nga kualitetet, por nga forca e grupit. Unë besoj se kreun do ta marrim. Por në garë është edhe Lushnja që meriton vlerësim, sepse ka kualitete dhe ekip cilësor…

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories