Poçetino gati për rikthimin në detyrë: E dua Premier League, por i gatshëm për oferta

Mauricio Poçetino është i papunë prej momentit kur u shkarkua nga Totenhemi, duke qenë se ky sezon ndryshe nga i mëparshmi ku preku edhe finalen e Ligës së Kampionëve, rezultoi zhgënjyes.

Mirëpo, argjentinasi nuk kërkon të qëndrojë shumë kohë pa ushtruar profesionin e tij dhe në sezonin e ardhshëm pritet të jetë sërish duke drejtuar. Poçetino e ka deklaruar hapur se dëshiron të qëndrojë dhe të trajnojë në Premier League, por së fundmi është shprehur i hapur edhe për oferta nga vende të tjera.

“Ideja ime është të vazhdoj të jetoj në Londër. E dua Premier League, por në të njëjtën kohë jam i hapur të dëgjoj oferta nga vende të tjera. Unë dhe stafi im jemi rritur së bashku dhe mund t’i ofrojmë shumë klubit tonë të ri.

A mund të marrë drejtimin e një klubi që nuk është në gjashtë të parat? Kur erdha te Totenhem, ata nuk ishin në gjashtë vendet e para. Arsenali përshembull tani për tani nuk është në gjashtëshen e parë. Kështu, duhet pritur dhe patur respekt për të gjithë klubet sepse të gjitha punojnë dhe nuk duhen nënvlerësuar”, u shpreh Poçetino. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al