sex hikayeleri porno izle kartal escort

Plotësohet Flamurtari me shkodranët, konfirmohet rikthimi i Troisit në Vlorë

Flamurtari është plotësuar, ndërsa deri në fund të sezonit siç edhe kanë konfirmuar për “Vipsport” zyrtarët e skuadrës vlonjate do të jetë në stol trajneri brazilian Marselo Troisi. E madje, ai mund të jetë në krye të kuqezinjve edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, duke qenë se ka arritur që të ndërtojë një grup simpatik në pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë që edhe lojtarët shkodranë i janë shtuar organikës kuqezi dhe Flmaurtari tashmë është i përqendruar te sfida e radhës në kampionat, ajo që do të luajë me skuadrën e Vllaznisë në Vlorë.

Kuqezinjtë janë në vend të fundit në tabelën e renditjes në Kategorinë Superiore dhe nuk kanë shanse për të mbijetuar duke qenë se kanë mbetur vetëm dhjetë ndeshje deri në mbyllje të këtij sezoni dhe vetëm një ndryshim skeme me shtimin e ekipeve në elitë për vitin që vjen do të bënte që ata të mos binin një kategori më poshtë…

E.S./Vipsport.al/