sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pjaniç dhe Barcelona kanë shpresë të bashkohen, lajme pozitive nga Spanja për mesfushorin

Miralem Pjaniç po tërhiqet gjithnjë e më shumë nga ideja për të veshur fanellën e Barcelonës. Mesfushori aktual i bardhezinjve, duket se nuk ka përmbushur pritshmëritë e trajnerit Mauricio Sarri ndaj edhe drejtuesit bardhezinj janë të hapur për ta lënë të lirë.

Madje, ata janë duke punuar me Barcelonën që zëvendësuesin e boshnjakut ta marrin direkt prej tyre. Bëhet fjalë për Artur Melo. Por, negociata kishte ngrirë deri para pak ditësh pasi braziliani këmbëngulte për të mos u larguar nga Spanja.

Megjithatë, së fundmi mesfushori ka kuptuar se nuk është i dëshiruar te Barcelona, e tashmë pret një zgjidhje për të ardhmen e tij. Sakaq, në këtë operacion pritet të përfshihet edhe mbrojtësi De Shiljo. /VipSport.al/