sex hikayeleri porno izle kartal escort

Përfundon takimi i klubeve, vendosen datat e rinisjes dhe fundit të Premier Ligës

Europiani u anulua, por kjo verë do të jetë më e bukur se ç’e prisnim. Pandemia shtyu gjithçka dhe futbollit do i duhet të mos pushojë këtë verë, por ta kalojë në fushë. S’kemi nevojë për party sepse kampionatet më të forta të globit do të na shoqërojnë teksa pushojmë nëpër plazhe. Pas datës së rinisjes së La Ligas, është radha e Premier Ligës për të vendosur rreth rifillimit dhe është bërë hapi i parë.

Përfaqësuesit e të gjitha klubeve të Premier Ligës janë mbledhur ditën e sotme për të folur rreth organizimit të ndeshjeve dhe datave të rinisjes, me UEFA-n, që kërkon të mbyllen maksimumi në javën e parë të gushtit për shkak se më pas na pret Champions dhe Europa League. Mediet angleze raportojnë se datat 19 dhe 20 qershor janë dy alternativat për nisjen e kampionatit dhe data 1 gusht është afati i mbylljes së ligës.

Nuk dihet nëse është hartuar një kalendar, por për momentin duhet t’i gëzohemi faktit se një prej ligave më spektakolare më në fund do të rikthehet. Përsa i përket renditjes, duket të themi se për titullin kampion nuk ka garë, pasi Liverpuli është arratisur që në janar nga kundërshtarët e Mançester Sitit dhe Leister. /vipsport.al/