sex hikayeleri porno izle kartal escort

Përfundon pas vetëm katër muajsh aventura e Lleshit me Rekreativon, kthehet në klubin e La Liga-s

Kleandro Lleshi në merkaton e janarit vendosi të kalojë nga Fuenlabrada te Rekreativo Huelva, ku u transferua përmes formulës së huazimit nga klubi i La Liga, Leganes, që mban të drejtat e plota të kartonit të talentit të kombëtares sonë. Ditën e sotme, pas vetëm katër muajsh merr fund aventura e 20-vjeçarit te klubi bardhekaltër.

Lajmin e përfundimit të marrëveshjes e ka njoftuar vetë Lleshi nëpërmjet një shkrimi rrjetet sociale, ku falenderon tifozët dhe klubin e Huelvas për mbështetjen. “Ka qenë nder të mbroja ngjyrat e fanellës së Rekreativos këtë sezon. Faleminderit shumë klubit dhe çdo tifozi për gjithë mbështetjen që më ka dhënë që nga dita e parë kur mbërrita këtu. Do të jeni gjithmonë në zemrën time dhe ju uroj më të mirat”, shkruan mesfushori.

Kleandro, pas dy aventurave të njëpasnjëshme huazimesh në verë do të kthehet se Leganes, për të parë më pas se si do të zgjidhet e ardhmja e talentit. Sezonin e ardhshëm Leganes pritet të zbresë në La Liga dhe nuk do ishte çudi ta shihnim Klenadron në një ligë me Sadikun e Baren. Sa për eksperiencën me Rekreativon në Segunda Division, Leshi zhvilloi tre ndeshje dhe arriti të gjejë golin në debutim. /vipsport.al/