Përfundon mbledhja edhe për Kategorinë e Dytë, nis në të njëjtën datë me të Parën

Ka përfunduar mbledhja online për të vendosur një datë për rifillimin e Kategorisë së Dytë. Kështu, pasi u vendos për Superioren, Kategorinë e Parë, tashmë ka një datë edhe për të Dytën. Kampionati do të nisë më datë shtatë qershor, që është edhe data e vendosur për rifillimin e Kategorisë së Parë.

Ndërkaq, pritet që kampionati i Kategorisë së Dytë pritet të përfundojë më datë 15 korrik, e më pas do të luhen play-off.

Tashmë, mbetet në pritje vendimi që do të merret nga ana e qeverisë, pasi është ajo e cila duhet të aprovojë kalendarin e FSHF, me këta të fundit që kanë shpallur edhe protokollin që do të ndjekin e do jenë të gatshëm ta ndjekin për të siguruar shëndetin nga koronavirusi. /VipSport.al/