Përfundon edhe polemika Bajern-Nojer, palët marrin vendimin përfundimtar për rinovimin

Klubi i Bajern Mynih dhe portieri Manuel Nojer kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre vite, deri në 2023. Palët patën shumë polemika në kohët e fundit, megjithatë gjetën gjuhën e përbashkët në fund.

Në fakt, u desh që gardiani të ulte kërkesën e tij për një kontratë afatgjatë pesëvjeçare), edhe pse ajo trevjeçare në moshën 34-vjeçare tregon besimin e drejtuesve te bavarezët. Në këtë formë, klubi nuk humbet një nga liderët e skuadrës dhe vendos në heshtje edhe zërat që kishin nisur të përçanin ekipin duke qenë se një palë mbështeste Nojer dhe pjesa tjetër klubin.

Ndërkaq, në rinovimin për Nojer ende nuk bëhet e ditur se sa do të përfitojë portieri i kombëtares nga ana financiare. /VipSport.al/

bahis siteleri