Pas Superiores, kemi një datë edhe për rifillimin e Kategorisë së Parë

Ditën e djeshme pati një takim mes presidentëve të Kategorisë Superiore dhe Armand Dukës ku me konsensus mes palëve u arrit që data tre qershor të jetë dita e rifillimit të kampionatit. Ndërkohë, në ditën e sotme ka pasur edhe një takim tjetër, tashmë me klubet e Kategorisë së Parë.

Tashmë, edhe për Kategorinë e Parë ka një datë rifillimi të aktivitetit. Është vendosur data shtatë qershor, me garën që do të vazhdojë deri më datë dy gusht dhe me takimet e play-off që do të luhen më datë pesë dhe gjashtë gusht.

Këtë e ka konfirmuar edhe klubi i Tërbunit nëpërmjet një njoftimi në Facebook. Ndërkohë, pritet që në ditët në vazhdim të ketë edhe një vendim për garën në Kategorinë e Dytë të futbollit. /VipSport.al/

more recommended stories