sex hikayeleri porno izle kartal escort

Pas disfatës me Bajern, mbrojtësi i Dortmund duket i dorëzuar: Vetëm ata mund ta humbin titullin tani

Shpresat e Borusia Dortmund për të fituar titullin në këtë sezon, morën një goditje të rëndë pas disfatës së ditës së djeshme me Bajern Mynih. Bavarezët tashmë janë të shkëputur me shtatë pikë në kryesimin e kampionatit dhe duken të sigurt drejt trofeut.

Këtë e pranon edhe një nga liderët e verdhezinjve, siç është Mats Humels. Pas ndeshjes, mbrojtësi shprehet se tashmë titulli varet nga Bajerni dhe se vetëm ata mund ta humbasin atë.

“Nuk kemi luajtur keq. Kemi patur rastet tona, por nuk ishin të mjaftueshme. Me siguri diçka na mungoi. Dhe, ndonjëherë një gjest gjenial është ajo që vendos të tilla sfida. I tillë ishte rasti i kësaj ndeshje. Tanimë, titullin mund ta humbasë vetëm Bajerni.

Mendoj se të gjitha skuadrat janë jashtë garës. Duhet të shpresojmë që ata të gabojnë në tre ndeshjet e radhës. Nëse mundësia do të na jepet, ne do të jemi gati”, u shpreh Humels. /VipSport.al/