sex hikayeleri porno izle kartal escort

Pa Haland shkëlqen Sanço. Dortmundi shkatërron Paderborn me 6 gola në 37 minuta!

Transferta ndaj Paderborn pas humbjes përballë Bajern Mynih ishte ndeshja e duhur që Borusia Dortmund të rifitonte besimin te forca e saj, sidomos në repartin e avancuar ku mungonte Erling Haland i dëmtuar. Skuadra e Favre ks shënuar një fitore shumë të thellë 6-1 falë një pjese të dytë ku u shënuan të gjithë golat e kësaj sfide.

Paderborni, ku mungonte për pezullim Klaus Gjasula, u mundua që të rezistonte në pjeen e pare të ndeshjes dhe ia arriti qëllimit përballë ofensivës mike. Por Borusian e udhëhoqi këtë herë Xhadon Sanço, i cili ishte në formë të shkëlqyer dhe shënoi 3 herë në serinë e golave që filloi në minutën e 54-t të duelit dhe u ndal vetëm në të 91-tën. Hazard, Hakimi dhe Shmelcer ishin autorët e golave të tjerë për ekipin mik, ndërsa Hunemajer shënoi golin e nderit për vendasit.

Me suksesin e sotëm, Borusia vendosi një rekord të ri pas 29 javësh, me 80 gola të shënuar deri tani. Ajo është vetëm 2 gola larg rekordit për të gjithë sezonin, të cilin e ka vendosur në mbyllje të edicionit 2015-2016. /vipsport.al/