sex hikayeleri porno izle kartal escort

Opsion interesant nga Franca për Kumbullën, e kërkon një “fabrikë talentesh”

Një tjetër klub vihet në ndjekje të Marash Kumbullës, duke mos u ndalur vetëm te interesimi nga larg, Këtë herë është nga Franca, një kampionat më pak prestigjioz sesa ai italian, anglez apo gjerman nga janë opsionet mes të cilave mund të zgjedhë futbollisti shqiptar i Veronës. Por emri i klubit është shumë domethënës, pasi bëhet fjalë për Olimpik Lion, një skuadër me histori në arnën kombëtare e ndërkombëtare, njëkohësisht edhe një fabrikë e vërtetë talentesh.

Prej vitesh Olimpik Lion afron të rinj dhe i promovon ata, duke i shpërndarë më pas në klubet më të njohura të Europës. Jo rastësisht në Francë shihet nga të gjithë si trampoline e duhur për të arritur në skuadrat më të mëdha të kontinentit, ndërsa vetë klubi ka siguruar përfitime kolosale nga shtjet.

Sipas gazetarit të “L’Equipe”, Bilel Ghazi, emri i Kumbullës vazhdon të qarkullojë në klub dhe po ndiqet nga afër situata e tij sa u përket ofertave që i kanë ardhur nga skuadra të tjera, me Napolin, Lacion e  Interin që prej kohësh janë në garë për futbollistin shqiptar. /vipsport.al/