sex hikayeleri porno izle kartal escort

Operacion thuajse i kryer, vendoset e ardhmja e Mauro Ikardit

Mauro Ikardi këtë sezon ishte i huazuar në Paris, pasi Interi nuk i gjeti një blerës verën e shkuar dhe e dërgoi te kampionatë e Francës me opsionin e blerjes përfundimtare për 70 milionë euro. Pandemia dhe kriza që ka zënë futbollin bëjnë të harrohet shifra e 70 milionë eurove dhe klubet kanë nisur bisedime të tjera me shifra më pak të frikshme.

Mediet franceze raportojnë se marrëveshja është arritur dhe po diskutohen detajet e fundit rreth ndarjes së shifrës, që do paguhet direkt dhe asaj në bonuse. Në diskutim janë vetëm pak milionë, ndërsa vlera totale e operacionit do të arrijë 60 milionë eurot. Lojtari ka gjetur dakordësinë dhe një sinjal të tillë e dha edhe agjentja dhe gruaja e Ikardit, Uanda Nara, që la të nënkuptohej për një marrëveshje me kampionët e Francës.

Më në fund Interi heq dorë nga një prej sulmuesve më të mirë të Europës, por që në Milano ishte aq i padëshiruar për shkak të qasjes së tij ndaj drejtuesve të klubit dhe lojtarëve. Ndërkohë, nga ana tjetër flitet edhe për një kalim të Kavanit në Milano, ku paralajmërohet largimi i Lautaros në Barcelonë. /vipsport.al/