sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ofertë bindëse nga gjigantët e Serie A për Verder Bremen, në tavolinë janë 30 milionë euro

Milot Rashica është kthyer në modë. Sulmuesi i Kosovës, që për momentin po shijon lindjen e vogëlushit Tian, ka treguar nivel të lartë këtë sezon dhe ka rënë në radarët e disa prej klubeve më të mirë të Europës. Liverpul është mes tyre, por ishullorët nuk po lëvizin konkretisht.

Këtë po e bën Lajpcigu, por së fundmi është një skuadër gjigante e Serie A, që do bëjë maksimumin për të blerë Rashicën. Napoli pritet të privohet nga një prej sulmuesve të shquar të skuadrës dhe Rashica shihet si prurja e duhur për të mbuluar hapësirat e lëna.

Klauzola e largimit të tij nga Verder Bremen është 38 milionë euro, por deri tani askush nuk ka dalë me një ofertë të tillë. Lajpcig, që për momentin është në fazën më të avancuar të bisedimeve, ofron vetëm 15 milionë euro. Napoli vjen fuqishëm dhe bëhet me dije se ka gati 30 milionë euro për të bindur gjermanët. /vipsport.al/