sex hikayeleri porno izle kartal escort

Nuriu e Selaci optimistë për Kastriotin: Ngjitemi në Superiore dhe me pak përforcime bëjmë paraqitje dinjitoze

Kastrioti ka nisur punën në mënyrë që të gjendet e gatshme për datën shtatë qershor e cila është parashikuar si data kur kampionati do rikthehet të luhet. Krutanët këtë sezon kanë objektiv kryesor rikthimin në Superiore dhe deri më tani janë në rrugë të mbarë pasi gjenden në vend të parë. Dy futbollistët e Kastriotit, Rei Nuriu dhe portieri Elidon Selaci në një prononcim për Supersport shprehen optimist për arritjen e objektivit si dhe faktin se me pak ndërhyrje, skuadra do të bënte paraqitje dinjitoze edhe në Superiore.  

Nuriu:

E kaluara te Tirana, Dinamo e Skënderbeu, ndërsa tashmë te Kastrioti- “Edhe Kastrioti është në nivel të lartë dhe i afrohet këtyre. Në vitet e fundit e ka treguar këtë gjë. Besoj se kjo etapë do të më ndihmojë shumë sepse po marr minuta, ndryshe nga gjysma e parë e sezonit. Ekipi është shumë i fortë, ka konkurrencë dhe besoj se do të më ndihmoj të eci përpara. Me ekipin që shoh dhe atë që kam parë në pjesën e parë të sezonit, Kastrioti aktual do të luante dhe do u përfaqësonte në mënyrë dinjitoze edhe në Superiore. Këtë nuk e them vetëm se jam pjesë e Kastriotit por se shikoj një grup çunash që luajnë me të vërtetë shumë mire”.

E ardhmja- “Dëshira ime është të jem pjesë e Kastriotit, pasi me shumë mundësi do jemi në Superiore në qoftë se vazhdojmë kështu dhe e sigurt se me pak përforcime do të bëjmë një përfaqësim dinjitoz” u shpreh Nuriu.

Selaci:

“Kastrioti është emër me traditë në futbollin shqiptar dhe jam krenar që mbroj portën e Kastriotit. Jam munduar të jap maksimumin tim dhe të mbroj portën sa më mirë. Mendoj se Kastrioti gjatë pjesës së parë të kampionatit e ka treguar se është ekipi më i mirë dhe do ta tregoj deri në fund se jemi më të mirët dhe meritojmë Superioren. Sigurisht, Superiorja ka një stad tjetër por me lojtarët që kemi në ekip, janë futbollistë që kanë luajtur edhe aty e kanë treguar se e meritojnë. Me pak ndërhyrje, mendojmë se e përballojmë edhe Superioren”, u shpreh Selaci. /VipSport.al/