sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Nuk u mendova fare”, Drita blindon kapitenin me kontratë të re

Drita e Gjilanit këtë sezon është në formë shumë të mirë dhe po konkuron me Ballkanin e Prishtinën për titullin kampion. Së shpejti në Kosovë rinis Superliga dhe klubi nga Gjilani ka vendosur tu bëjë një dhuratë tifozëve duke formosur një kontratë të re me kapitenin e skuadrës, Ardian Limanin.

Kontrata e re e 26-vjeçarit do e mbajë në Gjilan deri në verën e vitit 2022. Limani është produkt i akademisë së klubit të Dritës dhe është shumë i lumtur për këtë rinovim. Ai ka folur për faqen e klubit, ku tregon se nuk e ka menduar aspak largimin, pasi sipas tij, Drita është klubi më serioz në Kosovë gjatë viteve të fundit.

“Në tri-katër vitet e fundit FC Drita është klubi më serioz në vend. Për më shumë është klubi ku unë jam formuar si futbollist dhe ambiciet e klubit janë në përputhje me ambiciet e mia, kështu që zgjodha pa u menduar rinovimin edhe për dy vite. “

“Tifozëria ‘Intelektualët’ kanë qenë një tjetër arsye e fortë që më kanë shtyrë për ta rinovuar kontratën. Unë as që e kam diskutuar rinovimin, madje as edhe nuk kam dashur të dëgjoj ndonjë ofertë tjetër. Në mendje e kam patur vetëm Dritën dhe pa hezitim kam vendosur për të rinovuar”, u shpreh Limani. /vipsport.al/