sex hikayeleri porno izle kartal escort

Nuabueze drejt Turqisë, e konfirmon edhe menaxheri turk: Pas krizës do kthejmë sytë nga Shqipëria

Kategoria Superiore do të kthehet në një treg interesant për klubet turke. Ky është parashikimi i menaxherit turk, Gurel Bergen, i cili ka hedhur edhe hapat e parë për të siguruar futbollistë cilësorë që mund të luajnë në elitën e futbollit atje.

Në një intevistë për mediat turke, Bergen theksoi se me pandeminë dhe krizën financiare që e shoqëroi, futbolli turk do të vihej në kërkim të lojtarëve me kosto më të ulët e sigurisht me rroga më të ulëta se sa kishte pasur deri tani. Ndaj menaxherë të shumtë kishin nisur kërkimin në kampionatet ballkanase apo të vendeve të tjera të Europës Lindore.

“Kohët e fundit kemi kontrolluar kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë që të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkato do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres”, deklaroi ai.

Emri i parë që ka piketuar menaxheri turk është ai i golashënuesit më të mirë të Superioes deri tani, Kirian Nuabueze. Sulmuesi nuk dihet ende nëse do të japë kontributin e tij për Laçin në vijimin e sezonit për shkak të problemeve fizike, por ka autorizuar Bergen që t’i gjejë një skuadër në kampionatin turk. “Kemi marrë autorizimin për përfaqësimin e tij në Turqi dhe po punojmë për t’i gjetur një ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë atje”, garantoi menaxheri turk. /vipsport.al/