Një tjetër talent bardheblu futet në listën e gjatë të dëshirave të ekipit turk

Pasi siguroi shërbimet e Domgjonit dhe Selmanit, Menemenspor është dashuruar me shqiptarët dhe kërkon me patjetër të blejë një apo dy yje të tjerë të Superiores merkaton e ardhshme. Mediet turke flasin prej ditësh për emra si Kallaku, Muçi, Nuabueze apo Çinari dhe duket se lista e dëhsirave vazhdon të zmadhohet.

I fundit në listë, por me shumë mundësi jo nga cilësia është Jurgen Çelhaka. Mesfushori i Tiranës ka qenë një elementët më të rëndësishëm të skuadrësm duke arritur të sjellë ekuilibrat e duhur në mesfushë dhe të krujijë një lidhje mjaft efektive mes repartesh. Vetëm 19 vjeç por i domosdoshëm për trajnerin Egbo, sipas “Yeniasir” talenti ka rënë në radarët e klubit të ligës së dytë turke.

Ai është nën kontratë me Tiranën dhe turqve do u duhet të mbushin oreksin financiar të bardhebluve. Vetë Çelhaka e kërkon që në këtë verë një kalim jashtë vendit, duke parë deklaratat e tij, por si preferencë të parë shëh kampionatin kroat, që vitet e fundit ka treguar se është “shtegu” më i mirë për të arritur majat. /vipsport.al/

kaynarca escort

more recommended stories