Një tjetër kampionat pezullohet në Europë, ja verdiktet!

Pas Holandës, Belgjikës dhe Francës, një tjetër kampionat ka dhënë verdiktet. Nisur edhe nga situatat e ditëve të fundit, sot edhe Qipro ka pezulluar kampionatin duke e vendosur titullin dhe skuadrat pjemëmarrëse në “tavolinë”.

Pas një diskutimi të Federatës së këtij shteti me klubet dhe një votimi mes tyre, 18 skuadra ishin pro pezullimit, ndërsa vetëm AEK Larnaca dhe Anorthosis ishin pro vijimit të garës në fushë.

Vendimi për pezullimin e kampionatit erdhi edhe pas diskutimeve me qeverinë dhe kërkesave për një gjë të tillë nga grupi i ekspertëve vendas.

Asnjë skuadër nuk do të rrëzohet nga kategoria, ndërsa sezonin e ardhshëm kampionati do të rinisë me 14 ekipe.

E.S./Vipsport.al/