sex hikayeleri porno izle kartal escort

Një tjetër ekip i Superiores ndjek shembullin e Kukësit, konfirmohet miqësorja e dytë e fundjavës

Skuadrat e Kategorisë Superiore kanë në dispozicion vetëm 15 ditë për tu bërë gati për fazën e fundit të kampionatit dhe po mundohen të shfrytëzojnë në maksimum çdo moment për të qenë në gjendje sa më të mirë fizike. Kukësi ishte skuadra, që e mori më seriozisht këtë periudhë, duke e organizuar në formën e faze përgatitore dhe planifikuar një miqësore me ekipin e Turbinës të dielën në Cërrik, në stadiumin “Nexhip Trungu”, me sfidën që nis në orën 17:00.

Shembullin e verilindorëve e ka marrë edhe ekipi i Teutës. Durrsakët po stërviten në qendrën e tyre të trajnimit dhe kanë vendosur të testojnë veten me një test miqësor gjatë kësaj fundjave për të provuar të sforcojnë deri diku lojtarët, me qëllim vëzhgimin e gjendjes së tyre fizike, pas mbi dy muajsh pa prekur topin në një ndeshje të plotë.

“Djemtë e Detit” do të testojnë aftësitë e tyre ndaj Egnatias. Prej ditësh Edi Martini është në krye të skuadrës, që akoma nuk është plotësuar, pasi mungojnë Hërliç dhe Avdyli, për të cilët klubi njofton se do bashkohen me skuadrën brenda kësaj jave. /vipsport.al/